Shtatë kosovarë raportohet se janë ndaluar në kufirin Serbi-Kroaci.
Në një video të publikuar nga Jepi zë, një kosovare rrëfen se si me autobusin që po udhëtonin, janë arrestuar pesë pasagjerë dhe dy shoferë.
E njëjta thotë se janë ndaluar në kufirin Serbi-Kroaci qysh nga ora 15:00 e së shtunës.
Madje përgjatë videos, ajo tregon gjendjen e kufirit, i cili bazuar në ato pamje, nuk ishte i mbingarkuar nga automjete, por i lirshëm për qarkullim.
Gazeta “Enigma” ka tentuar të kontaktojë më agjencinë turistike të transportuesit që është ndaluar, megjithëse të njëjtit nuk kanë qenë të qasshëm.