Vuçiq thotë se Serbia është gjithmonë pro dialogut Kosovë – Serbi

Vuçiq thotë se Serbia është gjithmonë pro dialogut Kosovë – Serbi

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç, ka vënë në dukje se Serbia është gjithmonë pro dialogut Kosovë – Serbi.

Sipas tij dialogu me Kosovën është mënyra më e mirë për ti zgjidhur çështjet e hapura me Kosovën duke mbrojtur interesat shtetërore dhe kombëtare të Serbisë.

“Serbia është gjithmonë në favor të dialogut si një mënyrë për zgjidhjen e çështjeve të hapura dhe luftën për një kompromis, duke mbrojtur interesat e saj shtetërore dhe kombëtare”, raporton televizioni shtetëror serb, RTS.

Vuçiç këtë deklaratë ka bërë gjatë takimit me Ministrin e Punëve të Jashtëm dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar të Italisë, Luigi Di Maio, gjatë ditës së martë.

Ministri i jashtëm i Italisë po të njëjtën ditë do të ketë vizitë zyrtare edhe në Kosovë.

Gjatë këtij qëndrimi një ditor në Kosovë, Di Maio do të takohet me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufcën, Ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvallën si dhe do t’u drejtohet deputetëve të Kuvendit, në një seancë solemne.

Me 15 qershor të këtij viti Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ishte takuar me Presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiç, në kuadër të dialogut Kosovë – Serbi.

Related Articles