E dhimbshme: Kjo është gruaja që dyshohet se i dha fund jetës në Gjilan, punonte si infermiere në burg

E dhimbshme: Kjo është gruaja që dyshohet se i dha fund jetës në Gjilan, punonte si infermiere në burg

Enigma raportoi dje për një rast të rëndë që ka ndodhur në fshatin Livoç të Gjilanit, ku një grua dyshohet se bëri vetëvrasje. Vdekjen e saj e ka konstatuar mjeku, teksa Policia tashmë ka nisur hetimet.

Lajmin për vdekjen e saj e ka bërë të ditur edhe Oda e Infermierëve, pasi e ndjera Bedrana Hyseni, ishte infermiere e njësisë shëndetësore të burgut në Gjilan,

OIK-ja u ka shprehur ngushëllime familjarëve dhe kolegëve të të ndjerës

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani i cili tha se 40-vjeçarja është gjetur tek penda e fshatit.

Ai tha se në vendin e ngjarjes ka dalë Emergjenca e spitalit të Gjilanit, ndërsa vdekjen e viktimës e ka konfirmuar mjeku kujdestar.

“Stacioni Policor Gjilan sot me datën 23.10.2023 rreth orës 14:47 ka pranuar informacion përmes linjës 192 ku dyshohet se një femër kosovare shqiptare është vetëvrarë tek penda e Livoqit. Njësitet policore i janë përgjigjur menjëherë thirrjes, është njoftuar edhe emergjenca e spitalit të Gjilanit dhe njësiti i zjarrfikëseve. Nga vendi i ngjarjes raportohet se sipas mjekut kujdestar viktima femër rreth 40 vjeçare është pa shenja jete. Në lidhje me rastin janë njoftuar njësite policore relevante të cilat janë duke i hetuar rrethanat e rastin në koordinim me prokurorin e shtetit”, ka konfirmuar Hashani.

Related Articles