Një tjetër ngjarje tragjike ka ndodhur në Kosovë brenda një periudhe të shkurtër kohore.
Një fëmijë i moshës 6 vjeçare ka vdekur pasi ka rënë nga një urë në lumin e fshatit Radesh të Dragashit.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi.
“Dyshohet se 6 vjeçari derisa ka qenë duke luajtur me shokë, nga një urë ka ra në lumin fshatit Radesh të Dragashit. Policia së bashku me prokurorin në Prizren, kanë fillua hetimet dhe po e trajton rastin si vdekje e dyshimtë”, ka deklaruar Gashi.
Trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për procedura të mëtejme ligjore.
Ndryshe, gjatë ditës së sotme u konstatuan edhe dy vdekje ku dy persona të tjerë humbën jetën në lum.
Një i mitur i moshës 12-vjeçare ka humbur jetën, pasi që i njëjti është gjetur pa shenja jete në kanalin e “Ibër Lepencit” në fshatin Vaganicë të Mitrovicës.
LEXO EDHE: Një fëmijë mbytet në kanalin e Ibër Lepencit në Mitrovicë
Ndërsa, një 70-vjeçar vdiq pasi ra në lumin e fshatit Deiq të Klinës.
LEXO EDHE: Detaje se si u gjet trupi i 70-vjeçarit nga Klina që u mbyt në lum