Policia e Kosovës ka konfirmuar sot se në fshatin Vragoli të Fushë Kosovës është gjetur pa shenja jete një person, rreth moshës 33 vjeçare.
Burime të besueshme të Gazetës Express brenda Policisë së Kosovës bëjnë me dije se 33-vjeçarja dyshohet se u ngufat me jastëk nga motra e saj rreth tri vjet më e madhe.
Të njejtat burime theksuan se dy motrat dhe anëtarët e tjerë të kësaj familjeje dyshohet se kanë probleme mendore.