E FUNDIT: A do t’i lejohet Veselit vizita në Kosovë pas vdekjes së babait? Flasin nga Specialja

E FUNDIT: A do t’i lejohet Veselit vizita në Kosovë pas vdekjes së babait? Flasin nga Specialja

Zëdhënësja e Dhomave të Specializuara të Hagës për Kosovën Angela Grip është deklaruar për Gazetën “Enigma”, lidhur me lejimin apo jo të ish kryeparlamentarit, Kadri Veseli që të vijë në Kosovë, raporton Gazeta “Enigma”.

Një kërkesë e tillë vjen pas vdekjes së babait të Veselit, Fazli Veseli.

Me këtë rast Grip ka thënë se Dhomat e Specializuara të Kosovës lejojnë personat që po mbahen në Hagë që të bëjnë kërkesa të tilla.

“Kuadri ligjor i Dhomave të Specializuara të Kosovës lejon personat e ndaluar të bëjnë kërkesa tek Paneli kompetent kur ka arsye bindëse humanitare. Paneli do të vendosë për kërkesa të tilla”, tha Grip për Gazetën “Enigma”, duke mos specifikuar nëse është dhënë leja për Veselin apo jo.

Ndërkohë tashmë familjarët e Veselit, i cili gjendet në Hagë për shkak të akuzave nga Gjykata Speciale, kanë njoftuar se ai u ka dhënë leje familjarëve të tij, të vazhdojnë me procedurat e varrimit të babait të tyre. Kjo edhe nëse ai nuk arrin në kohë që të jetë prezentë në këtë ceremoni mortore.

Babai i Veselit do të varroset sot në orën 7:00/Gazeta Enigma.

Related Articles