E mitura bëhet nënë, arrestohet babai i foshnjës në Istog

E mitura bëhet nënë, arrestohet babai i foshnjës në Istog

E mitura 16 vjeçe ka lindur në mbrëmjen e të hënës në spitalin rajonal të Pejës.

Sipas policisë, është arrestuar i dyshuari i cili ishte duke bashkëjetuar me të miturën.

Me rekomandim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

“Istog 10.01.2022 – 22:00. Është raportuar se në spitalin rajonal të Pejës  viktima femër kosovare nën moshën 16 vjeçe ka lindur një foshnje, ndërsa i dyshuari mashkull kosoavr i cili bashkëjeton me viktimën është arrestuar.  Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me rekomandim të së cilit i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë./Gazeta “Enigma”/

Related Articles