E pabesueshme, kjo është lista e të gjitha bonuseve dhe përfitimeve të çmendura të Neymarit te Al Hilal

E pabesueshme, kjo është lista e të gjitha bonuseve dhe përfitimeve të çmendura të Neymarit te Al Hilal

Transferimi i Neymar Jr te Al Hilal nga Paris Saint-Germain ka befasuar të gjithë, por kjo nuk është e tëra pasi tashmë është zbuluan një listë e çmendur me të gjitha përfitimeve e yllit brazilian te klubi nga Superliga e Arabisë Saudite.

Neymar ka kompletuar transferimin te Al Hilal gjatë të martës, ku ka nënshkruar një kontratë dyvjeçare me 150 milionë euro në vit.

Megjithatë, paratë nga kontrata nuk janë të vetmet që Neymar do të marrë në Arabinë Saudite, pasi do të ketë përfitime të mëdha.

Gazeta spanjolle AS ka zbuluar një listë të çmendur të të gjitha bonuseve dhe përfitimeve që Neymar do t’i ketë në Arabinë Saudite.

Me kontratë, Neymar do të ketë një shtëpi me 25 dhoma gjumi, një pishinë 40×10 metra dhe tre sauna.

Ylli brazilian gjatë kohës te Al Hilal do të ketë edhe pesë punëtorë me kohë të plotë për shtëpinë e tyre dhe një shofer për të dhe të afërmit e tij 24/7 dhe 365 ditë në vit.

Al Hilal i ka ofruar Neymarit edhe ti makina super lukzone: një Bentley Continental GT, një Lamborghini Huracan dhe një Aston Martin DBX. Braziliani ka kërkuar gjithashtu edhe 4 Mercedes G Wagon dhe një Mercedes furgon për shoferin.

Sulmuesi 31-vjeçar përveç këtyre do të fitojë edhe 80 mijë euro për çdo fitore të ekipit dhe 500 mijë euro për çdo postim në rrjetet e tij sociale që promovon Arabinë Saudite.

Klubi saudit gjithashtu do të paguajë për të gjitha udhëtimet e Neymarit si dhe të gjitha shpenzimet që ai mund të bëjë në hotele ose restorante.

Për fund, Neymar do të ketë një avion privat për të dhe familjen e tij.

Related Articles