E rëndë: Kosovarja Besire Kolgeci-Baraliu humb jetën pas një aksidenti në Francë, lëndohen bashkëshorti dhe dy djemtë

E rëndë: Kosovarja Besire Kolgeci-Baraliu humb jetën pas një aksidenti në Francë, lëndohen bashkëshorti dhe dy djemtë

Një aksident i rëndë trafiku, i ndodhur më 22 qershor 2026 në Francë, i ka marrë jetën bashkëvendases Besire Kolgeci-Baraliu.

Lajmin e hidhur e ka dhënë faqja e fshatit Bukosh.

Sipas njoftimit, në të njëjtin aksident kanë mbetur të lënduar edhe bashkëshorti i saj, Lulzim Baki Baraliu, si dhe dy djemtë e familjes. Ata po marrin trajtim mjekësor në një spital në Bazel, ku ndodhen nën kujdesin e stafit shëndetësor.

Lajmi për vdekjen e Besire Kolgeci-Baraliut ka pikëlluar familjarët, të afërmit dhe bashkëfshatarët e saj, të cilët kanë shprehur dhimbjen për humbjen e rëndë.

Familjeve Baraliu dhe Kolgeci u janë shprehur ngushëllime për ndarjen nga jeta të më të dashurës së tyre, ndërsa për të lënduarit janë bërë urime për shërim të plotë dhe sa më të shpejtë.

Related Articles