“E sheh kush jom unë privatisht”/ Burri në Prishtinë kërcënon policin që e gjobiti në trafik

“E sheh kush jom unë privatisht”/ Burri në Prishtinë kërcënon policin që e gjobiti në trafik

Pakënaqësitë për gjobat e shqiptuara shpesh herë bëhen shkak që qytetarët të bëjnë veprime agresive ndaj zyrtarëve policorë. Për një rast të tillë që ka ndodhur dje në Veternik, Prokuroria ka nisur hetimet.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se një person dyshohet se ka kërcënuar një zyrtar policor, pasi ky i fundit i kishte shqiptuar atij një gjobë në trafik për shkak të shkeljes së rregullave në komunikacion.

I revoltuar për gjobën që mori, i dyshuari e ka kërcënuar policin duke i thënë se do ta shohë se kush është ai. Kjo ka bërë që 33-vjeçari menjëherë të arrestohet dhe të shoqërohet në stacion policor për intervistim.

Me urdhër të prokurorit, ndaj të dyshuarit është iniciuar rasti ‘Kanosje’.

Related Articles