Policia e Kosovës ka njoftuar se një i mitur ka kërkuar ndihmë në QKUK pasi kishte lëndime nga thika.
Sipas policisë, i dyshuari është identifikuar dhe me urdhër të prokurorit ai është liruar në procedurë të rregullt.
“Rr. Mustafë Veselaj, Prishtinë, 04.11.2021 – 11:15. Është raportuar se një mashkull kosovar i mitur, ishte lajmëruar në QKUK për tretman mjekësor pasi kishte lëndime nga thika. Njësiti policor ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka kuptuar se viktima ishte goditur me thikë nga një i dyshuar mashkull kosovar. I dyshuari është arrestuar dhe i është gjetur thika e përdorur në rast dhe një elektroshok. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e policisë.
/Gazeta Enigma/