Mbi 100 afganë largohen nga Kosova drejt ShBA’së

Mbi 100 afganë largohen nga Kosova drejt ShBA’së

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ka njoftuar se mbi 100 shtetas afganë që kanë qënë duke qëndruar përkohësisht në Kosovë, të premten janë nisur drejt ShBA’së.

Përmes një postimi në faqen zyrtare në Twitter, Ambasada ka falënderuar Kosovën për bujarinë dhe mikpritjen.

“Mëngjesin e sotëm, fluturimi i katërt u nis nga Kosova me mbi 100 afganë të cilët së shpejti do të fillojnë një jetë të re në SHBA. Faleminderit Kosovë për bujarinë dhe mikpritjen tuaj”, thuhet në postimin e ambasadës në Twitter.

Edhe zëvendësndihmës sekretarja, Molly Montgomery, ka falënderuar Kosovën për pritjen që u ka bërë afganëve.

Related Articles