E tmerrshme, dëmi nga përleshja e djeshme e tifozëve të Prishtinës dhe Trepçës arrin mbi 50 mijë euro

E tmerrshme, dëmi nga përleshja e djeshme e tifozëve të Prishtinës dhe Trepçës arrin mbi 50 mijë euro

Aksionarja e Sallës së Sportit në Pallatin e Rinisë, Fiknete Bejta ka reaguar pas incidenteve në finalen e madhe të Superkupës së Kosovës, ku tifozeritë Plisat dhe Torcida u përleshën me përfundimin e pjesës së parë.Bejta ka reaguar në Facebook ku edhe e zbuloi çmimin e dëmit të shkaktuar që sipas saj arrin mbi 50 mijë euro.
“Vizituam, Sallën e Sportit në Pallatin e Rinisë e cila u dëmtua mbrëmë nga huliganët gjatë lojës së finalës së Kupës së Kosovës.
Përveç dëmeve fizike që kanë pësuar disa policë, janë dëmtuar rëndë tribunat e palestrës së vogël në Pallatin e Rinisë, dyertë, xhamat mbrojtës dhe parketi.
Kjo sallë është rinovuar rishtas nga NPL”Pallati i Rinisë” dhe dëmi llogaritet të jetë minimumi 50 mijë euro”, ka shkruar ajo.
Ja postimi:

Related Articles