E turpshme – Tifozët e Prishtinës sulmuan lojtarët e Pejës në çastet e fundit të ndeshjes

E turpshme – Tifozët e Prishtinës sulmuan lojtarët e Pejës në çastet e fundit të ndeshjes

Në sekondat e fundit të ndeshjes së Prishtinës me Pejën, ka ndodhur një incident.

Një tifoz i Prishtinës është futur në parket dhe ka pasur një fjalosje verbale me njërin nga lojtarët e Pejës.

Aty afër ishin zyrtarët e ndeshjes dhe policia, të cilët ndërhynë menjëherë.

Menjëherë pas kësaj, tifozët filluan edhe të gjuanin drejt parketit me gjësende.

Ndryshe, ndeshja përfundoi me fitoren e Pejës, me rezultat 76-70.

Kujtojmë një javë më parë tifozët e Prishtinës shkaktuan incident edhe në futboll, në ndeshjen përball Ballkanit.

Related Articles