Edhe 9 shtretër të lirë në Pulmologji, shumica e pacientëve janë me variantin Delta

Edhe 9 shtretër të lirë në Pulmologji, shumica e pacientëve janë me variantin Delta

Në Klinikën e Pulmologjisë aktualisht janë duke u trajtuar rreth 50 pacientë me COVID-19.

Drejtori i Pulmologjisë, Musa Hoxha, tha se janë vetëm edhe 9 shtretër të lirë në këtë klinkë.

“Aktualisht kemi diku rreth 78 të shtruar, nga këta i kemi 50 me Covid-19, i kemi për momentin edhe 9 shtretër të lirë për covid pozitiv. Gjendja e pacientëve që janë me Covid pozitiv është mesatarisht e qëndrueshme, nuk kemi ndonjë rast shumë të rëndë që ka nevojë për mjekim intensiv qendror”, tha Hoxha.

Të hospitalizuarit në pulomologji shumica janë të infektuar me variantin Delta.

Hoxha tha  se trajtimi i tyre po bëhet njëjtë si për variantet tjera, duke përfshirë këtu edhe antibiotikë.

“Trajtimi është i njëjtë si për variantet e tjera. Pacientët që vijnë të hospitalizohen dhe kur kanë probleme të dyanshme radiologjike normalisht që duhet me dhanë edhe antibiotikë, përveç edhe terapi, të rritjes së imunitetit”, tha ai.

Sipas raportit të fundit janë 902 pacientë të hospitalizuar me Covid-19 në spitalet e Kosovës.

Related Articles