Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka thënë se gjenden në terr informativ sa i përket dialogut, për shkak të mostransparencës së qeverisë.
Me këtë ai u shpreh se edhe AAK e mbështet kërkesën e LDK-së, që kryeministri Albin Kurti të raportojë sot në kuvend për propozimin evropian.
”Jemi në terr informativ për dialog. Nuk është luftë partiake. Ne jemi ata që përfaqësojmë popullin. Kjo qasje tregon shumë për këtë kuvend. E mbështes kërkesën e Abdixhikut. E di që shumë prej jush që nuk pajtohemi edhe me qëndrimin tonë që e kemi pasë. Por është koha që të marrim një vendim e mos të humbim si vend”.