Edhe Bajrami kërkon rinumërim të votave në të gjithë Kosovën

Edhe Bajrami kërkon rinumërim të votave në të gjithë Kosovën

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka kërkuar rinumërim të plotë të votave, pas manipulimeve që janë kryer ndaj shumë kandidatëve.

Bajrami ka bërë thirrje për një reagim të shpejtë dhe efikas nga institucionet e drejtësisë, duke theksuar se personat përgjegjës duhet të japin llogari.

“Kushdo që ka prekur votën duhet të japë përgjegjësi para ligjit dhe para qytetarëve,” ka thënë ajo.

Në këtë linjë, ishte edhe kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, i cili shprehu befasi për mosreagimin e deritashëm të Prokurorisë.

Related Articles