Edhe Bislimi flet për marrëveshjen e arritur mes Kosovës dhe Serbisë

Edhe Bislimi flet për marrëveshjen e arritur mes Kosovës dhe Serbisë

Kryenegociatori i Kosovës në dialogun me Serbinë, Besnik Bislimi ka njoftuar për arritjen e marrëveshjes me Serbinë në fushën e energjisë.

Bislimi tha se kjo do të mundësojë që faturimi i energjisë të shtrihet edhe në 4 komunat veriore të Kosovës.

“Më në fund kemi miratuar Udhërrëfyesin e Implementimit për Marrëveshjet për Energjinë të vitit 2013 dhe 2015. Kjo mundëson faturimin e energjisë elektrike në 4 komunat veriore të Kosovës, sipas ligjeve dhe sistemit rregullativ të Kosovës”, shkroi zëvendëskryeministri.

Ndryshe, për këtë marrëveshje të arritur ka njoftuar edhe emisari i BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Mirsolav Lajçak.

Related Articles