Tahiri: Tërheqja e një pjese të Trustit për shkak të situatës ekonomike në Kosovë është e domosdoshme

Tahiri: Tërheqja e një pjese të Trustit për shkak të situatës ekonomike në Kosovë është e domosdoshme

Shefi i grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, përmes një postimi në profilin e tij në Facebook ka deklaruar edhe njëherë se tërheqja e një pjese të Trustit për shkak të situatës ekonomike në Kosovës është e domosdoshme, raporton Gazeta Enigma.

Sipas tij, Qeveria e Kosovës nuk ka ofruar alternativë përballë gjendjes sociale në vend.

“Mundësia për të tërhequr një pjesë nga paratë e kursyera në këto rrethana, ka qenë kërkesë e drejtpërdrejtë e qytetarëve, prandaj i ftoj të gjithë deputetët e Kuvendit të Kosovës dhe veçmas ata të mazhorancës, që nesër ta votojnë projektligjin që mundëson një gjë të tillë”, thuhet në postimin e tij.

Po ashtu Tahiri ka theksuar se  “kjo nuk është betejë politike por domosdoshmëri konkrete dhe kërkesë e të gjithë qytetarëve pa dallim”.

Projektligjin për Trustin e ka propozuar Bekim Haxhiu, deputet i PDK-së.

Qeveria e kundërshton këtë politikë duke e cilësuar me pasoja afatgjate. E si përgjigje ndaj ekzekutivit janë organizuar edhe protesta/Gazeta Enigma/

Related Articles