Edhe këtë të martë do të vazhdojë gjykimi ndaj ish-pjesëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafa, i njohur si komandant Cali.
Sot do ta vazhdojë dëshminë, dëshmitarja e shtatë në rastin e Mustafës.
Në gjykimin ndaj komandant “Calit” deri më tani janë dëgjuar gjashtë dëshmitarë, të cilët të gjithë kanë qenë të mbrojtur.
Aktakuza ndaj Mustafës është konfirmuar më 12 Qershor 2020, ndërsa ai u arrestua më 24 Shtator të vitit të kaluar, me pretendime për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. /Gazeta “Enigma”/