Edhe në Hagë pritet të marshohet, kërkohet drejtësi ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Edhe në Hagë pritet të marshohet, kërkohet drejtësi ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Edhe nesër në Hagë do të mbahet një protestë, pikërisht në ditën kur atje fillon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi.

Një pjesë e organizatorëve të protestës sot shkuan afër qendrës së paraburgimit ku ndodhen Thaçi, Veseli, Selimi dhe Krasniqi, të cilët ndodhen në burgun e Hagës.

Paraprakisht, në Prishtinë është organizuar “Marshi për Drejtësi”, në përkrahje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), që janë në Hagë.

Marshi, i organizuar nga platforma “Liria Ka Emër”, filloi në orën 14:00 nga sheshi “Zahir Pajaziti” në drejtim të sheshit “Skënderbeu”. Aty priten të marrin fjalën një numër i njerëzve nga organizatat dhe partitë që kanë shprehur përkrahje për këtë marsh.

Related Articles