Edhe një deklaratë tjetër nga Sveçla, rreth kapjes së spiunes ruse duke tentuar të hyjë në Kosovë

Edhe një deklaratë tjetër nga Sveçla, rreth kapjes së spiunes ruse duke tentuar të hyjë në Kosovë

Ministri i Punëve të Brendshme i Kosovës, Xhelal Sveçla është deklaruar edhe njëherë rreth kapjes së spiunes ruse duke tentuar të hyjë në Kosovë dhe shpalljen e saj nongrata.

Sveçla është shprehur se kjo ka ndodhur në të njëjtën ditë kur është sulmuar policia e Kosovës dhe vetëm 6 ditë pas incidenteve të së dielës në veri të vendit.

Ai ka thënë se Daria Aslamova është spiune e konfirmuar ruse e angazhuar në propagandë lufte në Ukrainë – dhe kapja e saj duke tentuar të hyjë në Kosovë është dëshmi e pakundërshtueshme e ndërhyrjes së Rusisë në veri të Kosovës.

“Në të njëjtën ditë që policia jonë u sulmua nga bandat kriminale dhe vetëm gjatë ditë pas incidenteve të së dielës, Daria Aslamova, një spiune e konfirmuar ruse e angazhuar në propagandë lufte në Ukrainë, u arrestua duke tentuar të hyjë në Kosovë nga Serbia – dëshmi e pakundërshtueshme e ndërhyrjes së Rusisë në veri të Kosovës.

Ai gjithashtu ka treguar se Aslamova është shpallur non-grata për pesë vitet e ardhshme në Kosovë.

“Sot në autoritetin tim si Ministër i Punëve të Brendshme, e kam shpallur Daria Aslamovën persona non grata në Republikën e Kosovës për pesë vitet e ardhshme.

Related Articles