Edhe sot vazhdon gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë

Edhe sot vazhdon gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë edhe sot do të vazhdojë procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Në Hagë, sot do të vazhdojë dëshminë dëshmitari i radhës i Zyrës së Prokurorit të Specializuar.

Dëshmitari i fundit edhe të martën, për të dytën ditë me radhë, ishte ish-komandati i UÇK-së, Shukri Buja, i cili ishte dëshmitari i 103-të më radhë.

Sipas kalendarit të Dhomave të Specializuara, këtë javë pritet të mbahen katër seanca gjyqësore për rastin “Thaçi dhe të tjerët”.

Related Articles