Edhe Struga në play-off të Ligës së Konferencës, klubi shqiptar vazhdon të shkruajë histori

Edhe Struga në play-off të Ligës së Konferencës, klubi shqiptar vazhdon të shkruajë histori

Struga ka arritur të ruajë epërsinë e krijuar nga ndeshje e parë ndaj Hasperanges, ku kishte fituar me rezultat 3-1 dhe pas humbjes së sotme me rezultat 2-1, kaloi tutje.

Struganët e nisën shumë keq ndeshjen, pasi Marjan Radeski u ndëshkua direkt me karton të kuq në minutën e 10-të.

Por pas shtatë minutash, Struga gjeti golin e epërsisë. Vangjel Zguro harkoi në zonë, ku gjeti Besart Ibraimi që shënoi me kokë për 1-0.

Hesperange arriti ta barazojë rezultatin në minutën e 70-të. Gjuajtja e fortë e brazilianit Gustavo përfundon në rrjetë për 1-1.

Vendasit morën epërsinë në minutën e katërt të kohës shtesë me golin e shënuar nga Lado Akhalaia.

Por më gola nuk kishte dhe Struga kaloi tutje me rezultat të përgjithshëm 4-3.

Related Articles