Kryeministri shqiptar, Edi Rama rrugën nga Qeveria e Kosovës deri të selia e PDK-së e ka bërë në këmbë, raporton Gazeta “Enigma”.
I shoqëruar nga një pjesë e kabinetit qeveritar Rama i ka shkuar në takim Memli Krasniqit në zyrën e këtij të fundit.
Pas Krasnqit, Rama e ka takuar edhe kreun e LDK-së, Lumir Abdixhikun.
Para këtyre dy takimeve ai mbajti një takim të mbyllur për media me kreun e Qeverisë së Kosovës, Albin Kurtin/Gazeta Enigma.