Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka uruar ditën e çlirimit të Prishtinës me një fotografi të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, raporton Gazeta Enigma.
Rama përmes një fotografie të postuar në rrjetin social ‘Facebook’, ka shkruar ‘22 vite nga dita e bekuar e çlirimit të Prishtinës’.
Ndërkaq, sot mbushen 22 vjet nga tërheqja e forcave kriminale ushtarake e paramilitare serbe nga Kosova, duke shënuar kështu fundin e pushtimit serb.
Ushtria serbe u dorëzua nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare dhe bombardimeve të NATO-së që e detyruan të nënshkruajë marrëveshjen e kapitullimit më 9 qershor 1999 në Kumanovë.
Marrëveshja u nënshkrua nga Michael Jackson, komandanti i parë i KFOR-it në Kosovë, dhe ish-shefi i Shtabit të Armatës së Serbisë, gjenerali Nebojsha Pavkoviq, i akuzuari i Hagës për krime lufte dhe gjenocid në Kosovë.