Edona James është njëra ndër transgjinoret më të komentuara shqiptare.
Jeta dhe veprimet e saj gjithmonë përbëjnë lajm dhe tërheqin vëmendjen e audiencës.
Pjesmarrja e saj në formatin Big Brother Vip Kosova ka bërë që Edona James të ndryshoj mendimin e qytetarëve karshi saj.
Në javën e krenarisë që po mbahet në Kosovë, ish konkurentja e BBVK ka folur për Gazeten Enigma.
Ajo ndihet e lumtur me përkrahjen dhe sipas saj mendësia e popullit karshi personave të komunitetit LGBTQ+ ka ndryshuar për të mirë.
“E shoh që kanë përparu kosovarët për mendësinë për LGBTQ+, mendoj se edhe unë kam ndiku se pse kosovarët tani janë më tolerant ndaj komunitetit” – është shprehur James për Gazeta Enigma.
Edona ka konfirmuar se gjatë ditës së nesërme do të jetë pjesë e paradës.
“Nëse jam në Kosovë do jem pjesë e paradës, kam dëshirë me i përkrahë të gjithë që janë krenarë për atë çka janë”
Tutje Edona James shton se është me fat që edhe në Kosovë, njerëzit e kanë pranuar me të mirat dhe të këqijat e saj.
“Jam e lumtur me përkrahjen e njerëzve, dashnin që e marrë çdo ditë”, mendoj se i kam thy të gjitha tabutë”, është shprehur Edona.
Kujtojmë se vite më parë e njejta kur kishte deklaruar hapur seksualitetin e saj kishte marrë një numër të madh komentesh negative, fyerjesh e kërcënimesh. /Gazeta Enigma