Ballkani ka arritur tjetër fitore të madhe në arenën evropiane.
Skuadra nga Suhareka ka shënuar fitore të rëndësishme në Play Offin e Europa Conference League duke e mposhtur skuadrën bjelloruse, BATE me rezultat 4-1.
Pas ndeshjes për SuperSport foli kapiteni i Ballkanit, Edvin Kuc.
Kuc i cili luajti i lënduar u shpreh se për këtë ekip është në gjendje të lë ‘shpirtin’ në fushë.
“Urime Kosova, për të gjithë që e duan Ballkanin. Nuk është e lehtë të ndërrohet formacioni, kishim lojtarë të rinj, por prapë kemi treguar karakterin që e kemi. Sinqerisht për këtë grup mundem edhe me ‘vdek’ e jo të luaj futboll, falenderoj stafin që unë munda të vazhdoj lojën”, tha Kuc.