EFJ e dënon fushatën e partisë së Kurtit kundër gazetarëve, thotë se do të njoftojë BE-në dhe KiE-në

EFJ e dënon fushatën e partisë së Kurtit kundër gazetarëve, thotë se do të njoftojë BE-në dhe KiE-në

Federata Evropiane e Gazetarëve (EFJ) ka dënuar fuqishëm fushatën e partisë së kryeministrit në dorëheqje Albin Kurti ndaj gazetarëve dhe AGK-së.

Sekretari Gjeneral i EFJ, Ricardo Gutierrez, është deklaruar se EFJ e konsideron Kurtin bashkëpunëtor në veprime të tilla skandaloze.

Në reagim e bërë, EFJ thotë se sulmet ad-hominem ndaj gazetarëve janë përpjekje për t’i penguar ata dhe ngacmimi e frikësimi i tyre janë të denja për regjimet autoritare.

Derisa, për këtë sjellje, Gutierrez ka thënë se do të raportojnë edhe në Këshillin e Evropës, BE dhe Partinë e Socialistëve Evropianë.

“ #Kosova: Federata Evropiane e Gazetarëve – EFJ dënon fuqimisht fushatën e neveritshme të anëtarëve të partisë së Kryeministrit Albin Kurti. Ne e konsiderojmë atë bashkëpunëtor në këto veprime të skandaloze. Sulmi ndaj gazetarëve ad hominem është një përpjekje për t’i penguar ata të bëjnë punën e tyre dhe të vazhdojnë t’i shërbejnë të drejtës së qytetarëve të Kosovës për t’u informuar. Ky ngacmim dhe frikësim është i denjë për regjimet më të këqija autoritare. Ne nuk do të dështojmë ta raportojmë këtë sjellje të turpshme në Këshillin e Evropës, Bashkimin Evropian dhe Partinë e Socialistëve Evropianë. Turp për LV dhe z. Kurti!”, ka thënë Gutierrez.

Related Articles