Mesfushori i Leicester City, Youri Tielemans, thuhet se është i prirur të largohet nga klubi këtë verë, me Arsenalin dhe Manchester United-in që luftojnë për nënshkrimin e tij.
24-vjeçari, Tielemans, i ka bërë përshtypje disa ekipeve që kur u transferua nga Monaco për 32 milionë funte në 2019.
Por, me kontratën e tij që skadon në vitin 2023, ndërkombëtari belg duket se dëshiron t’i bashkohet një klubi me ambicie për titull.
Leicester ka kërkuar më parë 60 milionë funte nga klubet që duan të nënshkruajnë me Tielemans, megjithatë raportohet se ata tani janë të gatshëm të pranojnë rreth 35 milionë funte këtë verë në mënyrë që të mos e humbasin atë falas.
Leicester radhiten në pozitën e 12-të në Premier League, të cilët kanë pasur vështirësi këtë sezon dhe kjo formë nuk do të jetë e mjaftueshme për të bindur Tielemans të nënshkruajë një kontratë të re.
Për belgun kanë pasur interesime edhe nga Liverpool, Real Madrid dhe Juventus.