Ekipi i Policisë së Kosovës fiton turneun në Itali

Ekipi i Policisë së Kosovës fiton turneun në Itali

Policia e Kosovës është duke vazhduar me sukseset e saj edhe në arenën ndërkombëtare.

Kësaj here, suksesi vjen në fushën e sportit, Policët e Kosovës kanë triumfuar në një turne në futsal që është mbajtur në Itali, përcjell Gazeta Enigma.

Në këtë turne kanë marrë pjesë 28 ekipe nga 14 shtete. Ekipi i Policisë së Kosovës ka zhvilluar nëntë takime, tetë nga këto takime i ka fituar. Ekipi i PK-së ka zhvilluar lojërat në këtë renditje, me këta kundërshtarë dhe janë shënuar këto rezultate”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Në këtë turne, ekipi përbëhej nga zyrtarët policorë (lojtarët): Kreshnik Haliti, Gani Konjuhi, Qëndrim Berisha, Ardit Hyseni, Mentor Krasniqi, Sami Geci, Driton Dauti, Egzon Abazi, Bledar Mamusha, Besart Berisha, Faton Shala -staf teknik dhe Amir Gërguri-selektor.

Related Articles