Ekskluzive: Shtyhen ndeshjet gjysmëfinale të Kupës së Kosovës në futboll

Ekskluzive: Shtyhen ndeshjet gjysmëfinale të Kupës së Kosovës në futboll

Drita – Prishtina dhe Ballkani – Suhareka janë dy ndeshjet gjysmëfinale të Kupë së Kosovës në futboll.

Këto dy ndeshje ishin parapa të luheshin ditën e mërkure me fillim nga ora 15:00.

Gazeta Enigma mëson ekskluzivisht se tashmë janë shtyrë këto dy ballafaqime.

Për shkak se nesër është shpallur ditë zie në Kosovë, këto dy ndeshje shtyhen për datën 24 prill (e mërkure).

Në ndeshjen e parë të zhvilluar Prishtina dhe Drita kanë luajtur baras, 0-0. Kurse, në ndeshjen tjetër skuadra e Ballkanit ka fituar ndaj Suharekës, 0-1.

/Gazeta Enigma/

Related Articles