Kampioni i Kosovës në futboll, Ballkani sezonin e ri pritet ta nisë me fushë të re, përpos tyre, me fushë të re do të bëhet edhe Malisheva.
Gazeta Enigma mëson ekskluzivisht se Ballkani do ta ndërroj fushën duke luajtur përsëri në bari sintetik, po të ri, pasi ky i tashmi nuk i plotëson kushtet për t’ë luajtur futboll aty.
Lojtarët e Ballkanit sezonin e ri do ta kenë më të lehtë edhe për stërvitje edhe për ndeshje pasi fusha me barin e ri sintetik do të jetë i përshtatshëm për lojë.
Njëjtë, sikurse suharekasit edhe Malisheva do të bëhet me fushë të re, po ashtu me bari sintetik.
Malisheva sezonin 2021/2022 e ka zhvilluar në fushë me bari sintetik, por niveli i tij nuk ishte në kushtet e duhura që të zhvillohen ndeshjet aty.
Kjo skuadër do të bëhet me fushë të re, përsëri me bari sintetik për sezonin 2022/2023, padyshim që është një lajm i mirë për vet Malishevën dhe skuadrat e tjera në Superligë./GAZETA ENIGMA/