Klubet e Superligës së Kosovës tashmë kanë filluar me përforcime që të jenë sa më të gatshme për sezonin e ri.
Klubi Futbollistik “Ferizaj” arriti që të rikthehet në Superligë këtë sezon, shkruan Gazeta Enigma.
“Ujqit” tashmë janë duke menduar për prurjet e reja, ku veçse e kanë zyrtarizuar një transferim. Bëhet fjalë për Astrit Fazliun i cili është transferuar nga Drita.
E nga Drita pritet të jetë edhe prurja tjetër e klubit ferizajas.
Gazeta Enigma mëson ekskluzivisht se FC Ferizaj janë afër marrëveshjes me portierin e Dritës, Leutrim Rexhepi.
Rexhpi edhe më parë ka qenë pjesë e Ferizajt, gjithashtu karrierë ka bërë edhe te Vitia.
Kujtojmë që redaksia jonë ka raportuar këto ditë se edhe Edon Sadriu i Llapit dhe Betim Haxhimusa i Dritës janë afër marrëveshjes me Ferizajn.
/GAZETA ENIGMA/