EKSKLUZIVE: Flamurtari transferon ish-futbollistin e Dritës

EKSKLUZIVE: Flamurtari transferon ish-futbollistin e Dritës

Futbolli në Kosovë pritet të rikthehet në aksion gjatë javës së ardhshme, shkruan Gazeta Enigma.

Ekipet kosovare janë ende duke e zhvilluar fazën përgatitore. Disa ekipe të Ligës së Parë tashmë veçse ndodhen në qytetin bregdetar të Durrësit.

Edhe skuadra kryeqytetase, KF Flamurtari, është duke qëndruar në Shqipëri ku po i mbushë “bateritë” për stinorin e ri.

Gazeta “Enigma” mëson se klubi “kuqezi” ka arritur marrëveshje me mbrojtësin e djathtë Erblir Avdiu, i cili tashmë i është bashkuar ekipit në fazën përgatitore.

Futbollisti gjilanas më parë ka mbrojtur edhe ngjyrat e ish-kampionëve të Kosovës, Dritës dhe skuadrat si Vitia, Dardana dhe së fundmi Vllaznia e Pozheranit.

Flamurtari pozicionohet në vendin e shtatë me 17 pikë të mbledhura në ‘Grupin B’ të Ligës së Parë.

/GAZETA ENIGMA/

Related Articles