Xhiroja e dytë në Superligën e Kosovës në futboll do të luhet të shtunën dhe të dielën, raporton Gazeta Enigma.
Gazeta Enigma ka mësuar ekskluzivisht orarin për xhiron e dytë që ka disa ndryshime në zhvillimin e ndeshjeve.
Dy ndeshje do të luhen të shtunën, Drita – Dukagjini dhe Llapi – Trepça ’89 me fillim nga ora 17:00.
Kurse të dielën në program janë tri ndeshje: Ferizaj – Prishtina, Gjilani – Malisheva që luhen nga ora 17:00, kurse Ballkani – Drenica do të luhet nga ora 20:00 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Ballkani – Drenica luhet të dielën nga ora 20:00 për arsye se skuadra suharekase të enjten do të luajë në play – off ndaj Shkupit në kuadër të Ligës së Konferencës./GAZETA ENIGMA/