EKSKLUZIVE: Llapi arrin marrëveshje me ish-futbollistin e Kukësit, lojtari karrierë ka bërë edhe në Rumani

EKSKLUZIVE: Llapi arrin marrëveshje me ish-futbollistin e Kukësit, lojtari karrierë ka bërë edhe në Rumani

Superliga e Kosovës në futboll rikthehet në aksion në fundjavën që po vjen me ndeshjet e Kupës së Kosovës.

Tashmë ekipet veçse i kanë mbushur “bateritë” ku shumica e ekipeve të Superligës kanë qëndruar në Antalia të Turqisë, shkruan Gazeta Enigma.

Edhe Klubi Futbollistik “Llapi” fazën përgatitore e ka zhvilluar në tokën turke dhe sot priten të kthehen në Kosovë.

Gazeta “Enigma” mëson ekskluzivisht se llapjanët priten ta zyrtarizojnë mesfushorin nga Shqipëria, Jurgen Dushkaj.

Kujtojmë që Dushkaj muaj më parë është prezantuar të skuadra e Ligës së Parë, KF Phoenix, por që tashmë ka shkëptur kontrate dhe i është bashkuar Llapit edhe në fazën përgatitore.

Mesfushori shqiptar më parë ka mbrojtur edhe ngjyrat Kukësit, Bylisit, Luftëtarit, Braila, Sporting Liesti në Rumani dhe Sepsi gjithashtu në Rumani.

Prezantimi i futbollistit është vetëm çështje kohe.

/GAZETA ENIGMA/

Related Articles