Zyrtare: Jep dorëheqje Granit Rugova

Zyrtare: Jep dorëheqje Granit Rugova

Federata e Basketbollit e Kosovës ka konfirmuar se Granit Rugova ka dhënë dorëheqje nga posti i drejtorit të përfaqësueses së Kosovës.

“Granit Rugova ka dhënë dorëheqje nga posti i Drejtorit të Përfaqësueseve të Kosovës. Rugova e mori këtë detyrë më 15 Gusht 2018, kur vendosi të pensionohet nga basketbolli aktiv dhe të punojë si Drejtor i Përfaqësueseve të Kosovës. Rugova ka fituar shumë trofe me klubin e Sigal Prishtinës, derisa luajti edhe për Bashkimin, si dhe ishte pjesë e rëndësishme e Përfaqësueses së Kosovës në garat ndërkombëtare”, thuhet në njoftimin e FBK-së.

Ai përfundoi me sukses programin FIBA Time Out 2.0, ndërsa në dhjetor të vitit të kaluar u zgjodh si ushtrues detyre i Drejtorit Ekzekutiv në Ligën Unike.

“Për 3 vjet e gjysmë sa ishte pjesë e Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK), Graniti punoi me përkushtim e përgjegjësi, duke dhënë më të mirën e tij në punë dhe kjo i hapi dyert për suksese tjera”. /Gazeta Enigma/

Related Articles