Ballkani edhe matematikisht e ka siguruar titullin kampion në xhiron e 33-të pas barazimit të Gjilanit dhe të Dritës të mërkurën.
Skuadra e udhëhequr nga Ilir Daja është shpallur kampion i Kosovës për herë të parë në histori të klubit.
Lojtarët e Ballkanit ishin të motivuar nga drejtuesit e klubit për të triumfuar në Superligë në këtë sezon, pasi iu kishin premtuar premio të mëdha.
Gazeta Enigma mëson ekskluzivisht nga burimet brenda klubit suharekas se premiot për t’u shpallur kampion kanë shkuar deri në 10 mijë euro për një futbollist.
Nëse e bëjmë një llogari të thjeshtë, pronarët e klubit do t’i derdhin nga xhepat e tyre mbi 250 mijë euro për premia për lojtarët dhe trajnerët, shkruan Gazeta Enigma.
Ballkani edhe zyrtarisht do ta festoj titullin kampion më 22 maj në Suharekë në xhiron e fundit ndaj Gjilanit.
/GAZETA ENIGMA/