EKSKLUZIVE: Për shkak të vendosjes së barrikadave në veri, mbyllen hyrjet dhe daljet në Jarinjë

EKSKLUZIVE: Për shkak të vendosjes së barrikadave në veri, mbyllen hyrjet dhe daljet në Jarinjë

Barrikada të shumta janë vendosur në Leposaviq dhe në Zveçan.

Kamionë të mbushur me zhavorr kanë bllokuar disa rrugë, teksa banorët serbë kanë dalur jashtë, shkruan Gazeta Enigma.

Ndërkohë, në Zveçan janë ndezur alarmet e qytetit.

Barrikadat thuhet të jenë vendosur në shenjë proteste, për të kundërshtuar dërgimin në Prishtinë të ish-policit serb që u arrestua sot në Jarinje, Dejan Pantiq.

Gazeta Enigma mëson ekskluzivisht se tashmë janë mbyllur edhe hyrjet-daljet në pikën kufitare në Jarinjë.

Më poshtë e gjeni një fotografi e cila është dërguar në redaksinë tonë ku shihen automjetet të cilat kanë mbetur në kufi.

/Gazeta Enigma/

Related Articles