Shumë pjesëtarë të Policisë së Kosovës kanë mbetur të bllokuar që 12 ditë ne dy lokacione në veri të Mitrovicës nga vendosja e barrikadave nga grupet kriminale serbe.
Këta policë po qëndrojnë si heronj, ndërsa KFOR-i po heziton të asistoj në ndërrimin e tyre, raporton Gazeta Enigma.
Shëndeti dhe jeta e policëve të bllokuar është rrezikuar për shkak të kushteve të vështira të krijuara dhe ambientet në të cilat po qëndrojnë.
Gazeta Enigma mëson ekskluzivisht se policët në Jarinjë janë furnizuar me ushqim, veshmbathje nga më të ndryshmet, gjëra higjienike si dhe barna.
Sipas informatave që kemi, furnizimi është siguruar përmes KFOR-it ose EULEX-it.
Sot është dita e 12 që ata nuk po mund të zëvendësohen nga koleget e tyre pasi që rruga është bllokuar si pasojë e vendosjes së barrikadave. Ata, janë të vendosur në dy lokacione në Leposaviç dhe Jarinje.
/Gazeta Enigma/