Ekskluzive: SC Gjilani arrin marrëveshje me futbollistin e njohur

Ekskluzive: SC Gjilani arrin marrëveshje me futbollistin e njohur

Sport Club “Gjilani” është duke menduar edhe më tutje për prurje në ekip që skuadra të jetë edhe më konkurruese në këtë sezon.

Gazeta Enigma mëson ekskluzivisht se “kuqebardhët” kanë arritur marrëveshje me një qendërmbrojtës.

Bëhet fjalë për futbollistin Melos Bajrami i cili do t’i mbrojë ngjyrat e Gjilanit këtë sezon.

Bajrami është 21-vjeçar dhe së fundmi ka mbrojtur ngjyrat e Makedonija. Më parë ka luajtur edhe për Skënderbeun në Shqipëri, Shkupin dhe Ballkanin e Suharekës. Gjithashtu është pjesë e Kombëtares së Kosovës U21.

Enigma mëson gjithashtu se gjilanasit janë në bisedime edhe me disa futbollistë të tjerë që pritet t’i bashkohet ekipit në ditën e fundit të afatit kalimtar.

/Gazeta Enigma/

Related Articles