EKSKLUZIVE: SC Gjilani arrin marrëveshje edhe me sulmuesin e Kombëtares së Kosovës, këto janë detajet e kontratës

EKSKLUZIVE: SC Gjilani arrin marrëveshje edhe me sulmuesin e Kombëtares së Kosovës, këto janë detajet e kontratës

Sport Club “Gjilani” ka marrë rrugë për në Ohër të Maqedonisë së Veriut, vend ky ku do t’i zhvillojnë përgatitjet para ndeshjeve në garat evropiane.

Gjilanasit kanë filluar edhe me prurjet e reja në ekip për të qenë sa më konkurrues edhe në Evropë, por edhe në kampionat.

Gazeta Enigma mëson ekskluzivisht se “kuqebardhët” tashmë kanë arritur marrëveshje me sulmuesin anësor, Baton Zabërgja.

Ish-futbollisti i Drenicës pritet që t’i bashkohet ekipit në përgatitjet e Ohrit.

Gjithashtu redaksia jonë mëson se palët janë marrë vesh për një kontratë dy-vjeçare dhe se nënshkrimet pritet që të bëhen në orët e ardhshme.

Në edicionin e fundit, futbollisti vushtrrias me “kuqezinjtë” e Drenicës është paraqitur në 32 ndeshje, ku ka arritur t’i realizojë 4 gola dhe 5 asistime.

Kujtojmë që më parë 21-vjecari ka mbrojtur edhe ngjyrat e Vushtrrisë. Gjithashtu është paraqitur edhe ne gjashtë ndeshje më Kombëtaren e Kosovës U21.

/GAZETA ENIGMA/

Related Articles