EKSKLUZIVE: Të mërkurën mblidhet Qeveria, pritet të marrin vendim për shtesat e rrezikshmërisë së Policisë

EKSKLUZIVE: Të mërkurën mblidhet Qeveria, pritet të marrin vendim për shtesat e rrezikshmërisë së Policisë

Qeveria e Kosovës pritet të mblidhet të mërkurën, me që rast pritet të dalin me një vendim rreth ekzekutimit të shtesave të rrezikshmërisë për Policinë e Kosovës, bëjnë të ditur ekskluzivisht burime të Gazetës Enigma.

Kryetari i Sindikatës së Policisë së Kosovës, Imer Zeqiri, pati deklaruar më herët për Gazetën Enigma, se janë në pritje të veprimeve nga Kuvendi i Kosovës në raport me peticionin që sindikata ka dorëzuar sesionin e kaluar me kërkesat e tyre, ku një ndër to është edhe ekzekutimi i shtesave të rrezikshmërisë.

“Ne jemi duke pritur veprimet nga komisioni parlamentar për peticionet që të shohim çka po veprojnë për një peticion që e kemi dërguar para dy muajve në kuvend. Premtimet kanë qenë që komisioni do të mblidhet pasi të fillojnë punën në kuvend dhe ndoshta këto situatat e fundit qe ndodhën e kanë shtyrë pak atë, por, ne do të presim nga këshilltarja e komisionit për peticione që ta thërret komisionin parlamentar të peticioneve dhe ta shqyrtojë peticionin tonë, e në këtë peticion janë të gjitha kërkesat dhe pakënaqësitë e Policisë Kosovës rreth kushteve”, ka thënë Zeqiri për Enigmën.

Ministri i Financave, Hekuran Murati, në një konferencë për media, pati bërë gjithashtu të ditur se është duke u punuar në drejtim të definimit të shtesave për pjesëtarët e Policisë së Kosovës.

Kujtojmë që nga miratimi i Ligjit për Paga, i cili ka hyrë në fuqi me datën 5 shkurt 2023, shtesat e rrezikshmërisë për Policinë e Kosovës nuk janë ekzekutuar ende. /Gazeta Enigma

Related Articles