Një grup ekspertësh ndërkombëtar kanë tronditur Republikën e Maqedonisë së Veriut, pasi që të njëjtit kanë thënë se, nëntë pacientë i janë nënshtruar ndërhyrjeve të panevojshme në zemër, nga 20 gjithsej.
Pacientët mbijetuan dhe u trajtuan në dy klinikat publike të kardiologjisë në Shkup, në spitalin e Shtipit, në spitalin “8 Shtatori” dhe në tre qendra private – “Kardio Art” nga Shtipi, spitalin “Zan Mitrev” dhe spitalin “Acibadem Sistina” në Shkup, raporton Republika.
Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu, ka thënë se hetimi u zhvillua në 20 raste dhe u nis pasi kardiologu i njohur Sasko Kedev paralajmëroi për raste abuzimi dhe trajtime të panevojshme që kryheshin për të përvetësuar fonde nga buxheti publik dhe nga vetë pacientët.
