Rama: ‘Nan’ sjell identitetin dhe shpirtin shqiptar – Votoni kodin 05

Rama: ‘Nan’ sjell identitetin dhe shpirtin shqiptar – Votoni kodin 05

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka bërë thirrje për të votuar kodin 05 të Alis Kallaçit, përfaqësuesit të Shqipërisë i cili perfmoi me këngën ‘Nan’.

Rama thekson se kënga ‘Nan’ e Alis “ka prekur zemrat e publikut kudo dhe që sjell në skenë emocionin, identitetin dhe shpirtin shqiptar”

“Ftojmë të gjithë ta mbështesin Shqipërinë dhe artistin tonë duke VOTUAR 05”, shkruan kryeministri.

Në mesazhin e tij, kryeministri Rama e shoqëron edhe me falënderimin e Alis Kallaçit.

“Jemi në finale dhe kam rastin të falënderoj Ministrinë e Kulturës, Turizmit dhe Sportit për të gjithë mbështetjen që më kanë dhënë. Ju falënderoj nga zemra”, shprehet Alis.

Related Articles