Të hënën dy persona të cilët po kërkoheshin përmes INTERPOL-it për kultivim të lëndëve narkotike dhe për vjedhje të rëndë, janë ekstraduar nga Shqipëria për në Kosovë, raporton Gazeta Enigma.
Përmes një komunikate për media, ata u janë dorëzuar Policisë së rajonit të Pejës dhe të Prizrenit.
“Të dy ekstradimet u realizuan bazuar në ligjet në fuqi dhe falë bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet institucioneve të Republikës së Kosovës dhe atyre shqiptare, ndërsa pas ekstradimit të dyshuarit iu dorëzuan njësiteve përkatëse të policisë së rajonit të Pejës, përkatësisht atij të Prizrenit”, thuhet në njoftimin e Policisë.
