Elezi: Deri tani janë numëruar 114 vendvotime për kandidatët për deputetë

Elezi: Deri tani janë numëruar 114 vendvotime për kandidatët për deputetë

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka deklaruar se numërimi i votave të kandidatëve për deputetë deri më tani janë numëruar në 18 komuna, raporton Gazeta “Enigma”.

“Ju njoftoj se nga të dhënat që kemi pranuar nga Qendrat Komunale të Numërimit në 18 komuna (4 prej të cilave filluan numërimin më 11 shkurt dhe 14 të tjera pasditen e 12 shkurtit) deri më tani janë numëruar 114 vendvotime”, deklaroi Elezi.

Tutje ai shtuar se “gjatë ditës, do të kemi të dhëna tjera për numrin e vendvotimeve që do të numërohen dhe për qendrat tjera që do të fillojnë procesin e numërimit të votave të kandidatëve dhe verifikimin e votave të subjekteve politike nga formularët të cilët janë plotësuar në vendvotime pas numërimit të votave për subjektet politike”. /Gazeta Enigma/

Related Articles