Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi, ka folur për aplikimin për akreditimin e mediave për zgjedhjet e 9 shkurtit, raporton Gazeta “Enigma”.
Elezi ka theksuar se ka interes goxha të shtuar si nga mediat vendore dhe ato ndërkombëtare.
“Aktualisht është duke vazhduar periudha për aplikimin e mediave vendore dhe ndërkombëtare për të përcjellur nga afër zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës”.
“Afati i fundit për dorëzimin e kërkesës për akreditimin e mediave vendore dhe ndërkombëtare përfundon më 4 shkurt 2025”.
“Deri tani mund të themi se kemi pranuar dhjetëra aplikime, nga mediat si nga vendi, rajoni dhe shtete të ndryshme”, ka thënë Elezi për KP.