10 mijë votues më pak sesa në zgjedhjet e kaluara, deri në orën 15:00

10 mijë votues më pak sesa në zgjedhjet e kaluara, deri në orën 15:00

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka mbajtur konferencën e radhës për procesin zgjedhor.

Zëdhënësi I KQZ-së, Valmir Elezi, tha para mediave se deri në ora 15:00, dalja e qytetarëve në votime është 28.32%.

“Procesi po vazhdon pa probleme. Deri në ora 15;00 kanë votuar 558,246 qytetarë, apo 28.32%”, tha ai.

Gjithashtu, ai tha se në vitin 2021, deri në ora 15:00 kishin votuar 32% e votuesve, apo 567,934 votues.

Qendrat e votimit do të jenë të hapura deri në ora 19:00.

Related Articles